Showbiz

Rihanna gjen sozinë e saj, ngjashmëria është e pabesueshme

Ditën e kaluar këngëtarja e famshme Rihanna na befasoi të gjithëve me postimin e një fotoje në Instagram ku në pamje të parë duket si ajo në moshë të vogël.

31-vjeçarja në fakt na prezantoi me sozinë e saj e cila është një kopje identike e yllit të muzikës. Vogëlushja quhet Ala dhe ajo e cila i ka hapur një profil në Instagram është mamaja e saj.

Mijëra njerëz nisën të ndjekin vajzën të cilët e kanë të vështirë që të besojnë se ajo është kopja e Rihannës. “Desh më ra telefoni nga dora. Si ka mundësi?! ,-shkroi Rihanna përbri fotos së vogëlushes të cilën e postoi në faqen e saj duke i’u referuar ngjashmërisë së tyre,