Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna më e dashuruar se kurrë, ja fotot që e vërtetojnë!

Rihanna është një artiste me kuptimin e plotë të fjalës. Muzika e saj pëlqehet nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve në vendin tonë dhe jo vetëm. Veç muzikës, Rihanna ka shumë fansa edhe prej look-ut të saj, stilit personal dhe dinamikën që ajo ka si personazh.

Këtë herë, Rihanna surprizon teksa fotografohet shumë e dashuruar dhe e lumtur në krahët e partnerit. Bëhet fjalë për A$AP Rocky, i cili duket se i ka vjedhur zemrën artistes. Fotot janë kapur pas darkës, dhe A$AP Rocky përqafonte artisten, ndërkohë që ajo ia mbante dorën në bel.

Këngëtari së fundmi është shprehur se është e mrekullueshme që e ka të dashurën gjithnjë në krah dhe se është shumë e rëndësishme të rrethohemi nga njerëz që gjithnjë na duan të mirën. Ai u shpreh se Rihanna është shumë e rëndësishme në jetën e tij dhe ndihet i bekuar për këtë gjë.

Më tej, duket se artisti e sheh të ardhmen së bashku me Rihanna në krah të tij. Ai tregoi se burgu i ka ndikuar shumë dhe ka arritur ta ndryshojë, ndërkohë që, për Rihanna shprehet se është gruaja e jetës së tij.

Kujtojmë, se pak muaj më parë u bë virale në rrjet një video ku dyshes i ndalohet hyrja në një lokal. Ndërkohë, me siguri fansat janë në pritje që çifti të bëj hapin e radhës në lidhjen e tyre. Gjithsesi e rëndësishme është se dyshja është më e dahuruar se kurrë siç duket nga fotot.