Gossip Showbiz

Virale në rrjet, Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t iu ndalohet hyrja në lokal!

A e kishit menduar se dikush mund të guxonte t’ia mohonte Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t hyrjen në një club? Me siguri jo, por ja që ndodhi dhe nuk duhet të çuditeni aspak!

Në një video që po qarkullon në internet e cila është bërë menjëherë virale, këngëtarja e famshme dhe i dashuri i saj u panë duke u përpjekur të futeshin në një lokal në New York City, ku roja i sigurisë, me sa duket, e ndaloi çiftin të hynte për shkak se nuk kishin mjet identifikimi me vete.

E çuditshme por ja që rregullat janë rregulla dhe Rihanna është njësoj si të gjithë ne, apo jo?!

Rikujtojmë, se më në fund reperi A$AP ROCKY ka konfirmuar lidhjen me divën e muzikës pop dhe duket se gjërat janë shumë serioze pasi ai e ka konsideruar atë si dashurinë e jetës dhe gruan e tij për mediat e huaja.

Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura.

Ajo që bëri habi është se çifti ka planifikuar dhe të ardhmen, pasi reperi u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet baba dhe është në planet e tij.

Rikujtojmë, se Xhensila Myrtezaj ka publikuar së fundmi këngën më të fundit në bashkëpunim me Lumi B. Përveç këngës ritmike dhe klipi ishte tepër veror. Megjithatë, diçka na ka rënë në sy në klipin e ri të Xhensilës dhe reperit. Një ngjashmëri shumë e madhe në detajet e klipit të “Prit pak” me “Wild thoughts” nga Xhensila Myrtezaj.