Celebrities Gossip Showbiz

Rikthimi me Stefano De Martino, Belen Rodriguez rrëfen gjithçka!

Së fundmi, Belen Rodriguez në emisionin Verissimo u rrëfye për gjithçka, nga familja, te karriera e deri te rikthimi me Stefano De Martino-n. Lidhur me këtë, Belen tregoi se të dy janë ende të martuar për shkak të një problemi burokratik të hasur gjatë kërkesës për divorc. Ajo rrëfeu se pas paraqitjes së kërkesës për divorc për herë të parë, çifti kishte vendosur t’i jepte lidhjes një shans të dytë. Herën e dytë që u ndanë, gjyqtari e këshilloi çiftin të prisnin. Kur Stefano dhe Belen u kthyen sërish bashkë për herë të tretë, kërkesa për divorc kishte skaduar.

Duke folur për marrëdhënien ndër vite me Stefano De Martino-n, Belen tha se jo çdo gjë shkoi mirë.

Për të nuk ishte e lehtë, sepse pata një vajzë nga një person tjetër. Rikthimi në jetën tonë si çift përfshinte edhe pranimin e këtij fëmije që nuk është i tij. Kam edhe të tjera arsye, por vetëm për këtë ai ka fituar gjithçka për mua. Unë kam shumë respekt për këtë qëndrim. Për mua është një gjë e pabesueshme që ai arriti të bëjë.

Rodriguez tregoi se problemet e para lindën për shkak të varësisë ekonomike të Stefanos, sepse në atë kohë ajo fitonte shumë, por sot De Martino duket se ka gjetur rrugën e tij. Rikujtojmë, se pas përfundimit të historisë së dashurisë me Belen Rodriguez, Antonino Spinalbese, i cili ka edhe një vajzë me yllin televiziv ka folur përsëri për lidhjen e tyre. Antonino vlen të theksojmë se do të bëhet pjesë e shtëpisë së Grande Fratello VIP. Gjatë një bisede me spikerin e radios Charlie Gnocchi, Spinalbese ka risjellë në vëmendje historinë e tij të dashurisë me Belen duke shpjeguar se pse sipas tij lidhja nuk mund të funksiononte.