Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj ka dy fjalë për të thënë pas suksesit të këtij viti në muzikë!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

E mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.

Pak më parë me anë të një Instastory të publikuar nga vetë Rina, ajo ka thënë disa fjalë lidhur me këtë vit që po mbyllet.

Mund të themi që ky ka qenë viti më i mirë që kam patur ndonjëherë. Shpresoj që ky vit që po vjen të jetë i suksesshëm dhe me plot dashuri për të gjithë ju që meritoni 

 

Rikujtojmë se kënga “Balerina” e Rinës u publikua me datë 9 nëntor.