Më në fund, mund t’u përgjigjeni postimeve në Instagram me GIF. Sipas mediave të huaja, ka qenë kreu i kompanisë Adam Mosseri ai që njoftoi shtimin e funksionit në bisedën e tij të fundit në kanalet Instagram me CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg. Zuckerberg gjithashtu pyeti njerëzit në kanal se çfarë lloj funksionesh duan të shohin më pas. Muajin e kaluar, Instagram solli mjete redaktimi për videoklipe, audio dhe jo vetëm.
Ndërkaq, aplikacionet e njohura si Instagram, Facebook dhe Snapchat ishin më të kërkuarit në Internet nga njerëzit që kërkonin t’i fshinin ato aplikacione gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas një analize të tendencave të kërkimit nga website i sigurisë kibernetike VPNOVeview.
Gjatë asaj periudhe, kishte më shumë se 900,000 kërkime për mënyrën e “fshirjes” ose “çaktivizimit” të Instagramit. Ky ishte më shumë se dyfishi i numrit të kërkimeve për fshirjen ose çaktivizimin e Facebook, për të cilin VPNOverview tha se ishte aplikacioni i dytë me më shumë kërkime në analizën e tij, me mbi 385,000 kërkime gjatë gjashtë muajve.