Filmi “Hive” i regjisores Blerta Basholli ka bërë histori në kinematografinë shqiptare. Filmi u vlerësua me 3 çmimet më të rëndësishme në “Sundance Film Festival”. “Hive” fitoi çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisorja më e mirë” dhe “Çmimi i publikut”. Ky film është bazuar në një ngjarje të vërtetë, në historinë e Fahrije Hotit.
Për suksesin e këtij filmi ka reaguar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo ka publikuar në Instagram postimin e fundit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që ka dhënë lajmin për rrëmbimin e 3 çmimeve në “Sundance Film Festival”.
“Pooo”, ka shkruar Rita përkrah postimit, duke i treguar kështu të gjithë botës arritjen në kinematografinë shqiptare. Filmi “Hive” është bazuar në një ngjarje të vërtetë, në historinë e Fahrije Hotit, që e ka frymëzuar regjisoren për punën e saj. Në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, Fahrija (që luhet nga Yllka Gashi në film) fillon një biznes bujqësor për t’i siguruar mbijetesën familjes së saj, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.