Aktualitet Celebrities

Rita Ora ka një dhuratë për Tiranën!

Në Muzeun Etnografik të Tiranës që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, pritet të ekspozohet edhe një kostum popullor tradicional shqiptar. Veçantia e tij qëndron në faktin se këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit “Bang”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur lajmin, si dhe shprehu falenderime për artisten e njohur e familjarët e saj.

Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një “Bang”.

“Sarajet e Toptanëve”, godina e cila që në kohën e Zogut ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, tashmë do të kthehet në një muze të qytetit duke evokuar traditën, krahas historisë diplomatike.