Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora pranon se ngrirja e vezëve ka qenë një nga vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë!

Këngëtarja Rita Ora ka folur për ngrirjen e vezëve të saj, duke thënë se ishte gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë. Ylli ngriu vezët e saj në moshën 24-vjeçare dhe përsëri në atë 27-vjeçare për të siguruar të ardhmen e saj për të qenë në gjendje të kishte një familje pasi kishte marrë këshilla nga një mjek. Ajo foli për The Independent ku shpjegoi se si funksionoi dhe pse mori vendimin për ta bërë diçka të tillë.

Rita tha se i pëlqen të ketë një familje të madhe të bukur dhe në kulturën kosovare, ku ajo ka lindur, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Ajo tha se mendon se femrat i bëjnë presion vetes për ta bërë këtë, pasi ndjejnë se të qenit nënë është ‘detyrë’ e tyre.

Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Kështu që, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. E bëra dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.

Ylli foli për romancën e saj me të dashurin producent Taika Waititi, pas takimit në Australi në prill të këtij viti. Dyshja u takuan ndërsa Rita po xhironte “The Voice” në fillim të vitit. Ajo pranoi se nuk ishte në kërkim të dashurisë kur takoi të dashurin e saj të ri dhe tani dëshiron ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes. Rita pranoi se në të kaluarën ajo ka qenë shumë besuese ndaj të tjerëve gjë që ka çuar në ndarje të gjërave më tepër seç duhet dhe tani ajo mendon se është e rëndësishme të kesh një ndjenjë të privatësisë.