Celebrities Film & Tv

Rivaliteti ‘Dwayne Johnson-Vin Diesel’ mesa duket nuk ka marrë fund/Dwayne vendos të tregojë gjithçka!

Dwayne Johnson më në fund ka vendosur të flasë hapur për grindjen e tij me Vin Diesel prapa skenave në ‘The Fate of the Furious’. Personazhi i Johnson, Luke Hobbs u prezantua në ekskluzivitetin ‘Fast & Furious’ në filmin e pestë ‘Fast Five’, por pjesa e tetë ishte kur rivaliteti i tyre u bë i njohur publikisht.

Johnson i tha ‘Vanity Fair’ se ai pranoi të kthehej përsëri vetëm me një kusht, që ai dhe Diesel të mos kishin skena së bashku. Aktroi vendosi të shpjegohej:

Unë doja të hiqja dorë. Mendova se ishte gjëja më e mirë për të bërë. Për të gjithë.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme pas përplasjeve të mëtejshme midis aktorëve, ai tha se u organizua një takim për ata për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ata kishin mes tyre.

Unë nuk do ta quaja atë një takim paqësor. Do ta quaja një takim sqarues. Ai dhe unë patëm një bisedë të mirë dhe ishte jashtë atij diskutimi që me të vërtetë u bë e qartë se ne jemi dy skaje të kundërt dhe ramë dakord ta lëmë atë atje.

Rikujtojmë se Dwayne Johnson së fundmi ka shfaqur talentin e tij edhe në një fushë tjetër të artit. Bëhët fjalë në muzikë pasi ‘The Rock’ tani ka marrë titull edhe si reper. Në videoklipin e lançuar vetëm para pak ditësh ai ka bashkëpunuar me Joey Cool, King Iso dhe më kryesorin me Tech N9ne. Kënga e tyre mban titullin ‘Face Off’.

Për yllin e filmave aksion kjo është hera e parë që shfaqet në një album rap. Kjo vjen pasi ai këndoi një këngë për filmin e bukur vizatimor ‘Moana’. Në vitin 2016 ai huazoi talentin e tij vokal në këngën ‘You’re Welcome’. Nëse vazhdon që të merrët më muzikë më shumë ndoshta ylli i ‘Central Intelligence’ mund të kthehet në një muzikant me kohë të plotë së shpejti.