Celebrities Music

Dwayne Johnson aktor, biznesmen dhe tani reper?

Dwayne Johnson së fundmi ka shfaqur talentin e tij edhe në një fushë tjetër të artit. Bëhët fjalë në muzikë pasi ‘The Rock’ tani ka marrë titull edhe si reper. Në videoklipin e lançuar vetëm para pak orësh ai ka bashkëpunuar me Joey Cool, King Iso dhe më kryesorin me Tech N9ne. Kënga e tyre mban titullin ‘Face Off’.

Për yllin e filmave aksion kjo është hera e parë që shfaqet në një album rap. Kjo vjen pasi ai këndoi një këngë për filmin e bukur vizatimor ‘Moana’. Në vitin 2016 ai huazoi talentin e tij vokal në këngën ‘You’re Welcome’. Nëse vazhdon që të merrët më muzikë më shumë ndoshta ylli i ‘Central Intelligence’ mund të kthehet në një muzikant me kohë të plotë së shpejti.

Johnson ka një numër projektesh aktrimi në horizont që do të fillojë të xhirojë shumë shpejt duke përfshirë ‘San Andreas 2’, në të cilin ai do të përsërisë rolin e tij nga origjinali dhe ‘The King’ ku do të luajë mbretin Hawaiian Kamehameha.

Ai aktualisht është duke filmuar një rol të interpretimit të zërit në filmin ‘League of Super-Pets’. Kujtojmë gjithashtu se “Jungle Cruise” është një film shumë i pëlqyer nga i gjithë publiku. Në këtë film bëjnë pjesë edhe dy aktorët e famshëm Dëayne Johnson dhe Emily Blunt. Disney njoftoi se puna për filmin e dytë ka filluar dhe se Dëayne Johnson dhe Emily Blunt po kthehen në ‘xhungël’ së shpejti.  Të dy aktorët do të përsërisin rolet e tyre që nga filmi i parë.

Përveç dy yjeve kryesore që do të kthehen, Michael Green, i cili bashkë shkroi skenarin e filmit të parë, do të shkruajë edhe të dytin. Regjisori Jaume Collet-Serra pritet ta drejtojë përsëri. “Jungle Cruise” ka përjetuar një sukses, pavarësisht se ka dalë në një kohë kur njerëzit ishin me mëdyshje që të shkonin apo jo në kinema. Sipas ‘Box Office Mojo’ filmi ka kapërcyer shifrën prej 100 milionë dollarësh në vend dhe ka fituar rreth 86 milionë dollarë ndërkombëtarisht deri më sot.