Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

Ronaldo qëndron tek Juventus, por ka një kërkesë!

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar qëndrimin tek Juventus ndërsa agjenti i tij Jorge Mendes po bën presion për një zgjatje të kontratës edhe për një vit.

Kontrata e Ronaldos në “Allianz Stadium” skadon në qershor të vitit 2022 dhe e ardhmja e tij në Torino duket se do të ishte në dyshim pas fundit të sezonit 2020-21.

Paris Saint-Germain dhe Manchester United thuhet se ishin të interesuar për shërbimet e tij, megjithëse ata e bënë të qartë se nuk mund të përputheshin me pagën e tij aktuale prej 31 milionë eurosh në vit.

As Juventusi dhe as Ronaldo nuk kanë marrë ende oferta zyrtare. Prandaj 36-vjeçari duket i destinuar të qëndrojë në klub, të paktën deri në fund të sezonit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish-ylli i Real Madrid ka informuar klubin e tij se do të kthehet në Continassa më 25 korrik për të filluar stërvitjet para-sezonale.

Ronaldo aktualisht është me pushime pas Euro 2020, ndërsa Massimiliano Allegri filloi punën e tij të dytë si trajner i Juventusit dy ditë më parë.

Gazeta italiane raporton se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes po bën presion për një zgjatje të kontratës për një vit, por Juventusi nuk e ka diskutuar atë ende.

Të dy palët mund të hyjnë në bisedime lidhur me zgjatjen e kontratës së Ronaldos kur Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të kthehet nga pushimet.