Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati na zbuloi një detaj nga veshja e saj në performancën e Eurovision-it!

“Sekret”, kënga fituese në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë.

Ethet e “Eurovision 2022” po afrojnë. Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.

E padyshim që interesi se si do të jetë performanca e bukuroshes është i madh. Së fundmi me anë të një ‘Ask’ ku ndjekësit kanë pasur mundësinë ta pyesin Ronin mbi Eurovision-in dhe më shumë, ajo na ka treguar një detaj mbi veshjen e saj duke u treguar shumë diskrete.

Veshja duhet të jetë e rehatshme që unë të kërcej sa më kollaj. Kemi bërë dhe kemi akoma shumë veshje të tjera për të zbuluar që kanë shumë detaje, ndërsa në skenë kushti numër një është komoditeti.

Ky angazhim i saj në ‘Eurovision’ që padyshim e ka bërë të jetë në qendër të komenteve dhe kritikave të njerëzve që shpesh janë pa asnjë filtër dhe bëhen më shumë se personale, duket se e ka lënduar artisten. Me anë të një postimi të bërë disa ditë më parë, me anë të një shkrimi shumë të gjatë, këngëtarja na ka treguar se po përpiqet shumë dhe se është në një periudhë shumë delikate të jetës së saj.

Ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. ‘Sekret’ është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për këtë muaj.

Nga statistikat që bëhen çdo muaj për 20 këngët më të dëgjuara, Ronela na ka renditur në vendin e 5-të.