Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati shfaqet e përlotur në rrjete sociale: “Ju nuk e keni idenë…”

“Sekret”, kënga fituese në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë.

Ethet e “Eurovision 2022” po afrojnë. Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.

Mirëpo, ky angazhim i saj në ‘Eurovision’ që padyshim e ka bërë të jetë në qendër të komenteve dhe kritikave të njerëzve që shpesh janë pa asnjë filtër dhe bëhen më shumë se personale, duket se e ka lënduar artisten. Me anë të një postimi të bërë disa orë më parë, me anë të një shkrimi shumë të gjatë, këngëtarja na ka treguar se po përpiqet shumë dhe se është në një periudhë shumë delikate të jetës së saj.

Ju nuk e keni idenë sa përgjegjësi ndiej ti shpërblej vetes në rradhë të parë e më pas të gjithë atyre që po punojnë për ‘Eurovision’! Gjithë jetën time kam kënduar në shumë skena dhe po ndjej si një ndihmë për një hap për të shkuar më larg! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E ndërkohë kam kaq shumë projekte të tjera që kanë mbetur pezull! Kjo është një nga periudhat më intensive dhe emotive për mua! Po jap gjithçka që mundem për të dalë sa më mirë! Në foton e fundit keni Ronin tuaj shumicën e kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës time! Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë.

Ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. ‘Sekret’ është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për këtë muaj.

Nga statistikat që bëhen çdo muaj për 20 këngët më të dëgjuara, Ronela na ka renditur në vendin e 5-të.