Back to the Beginning Celebrities Magazine Music Showbiz

Ronela Hajati: “Nuk kam bërë asnjëherë kompromis në muzikë”!

E ftuar në emsionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë këngëtarja e mirënjohur e muzikës pop në Shqipëri Ronela Hajati. Së fundmi, ajo ka realizuar projekte mjaft të mira muzikore. Me këtë intervistë ekskluzive dëgjuesit patën mundësi të kenë një vështrim më të detajuar rreth karrierës së saj ndër vite, duke filluar që nga e kaluara e deri më tani.

Si nisi ky rrugëtim i saj?

Unë kam qenë në këto emisionet e fëmijëve në kohën e televizioneve të para që kanë qenë. Më saktë në TVSH atëherë. Sa herë që kanë qenë emisione fëmijësh unë dilja se e kisha me qejf. Prezantoja, këndoja derisa pastaj shkoi tek “Ethet”. 

Marash Hajati, babai i saj i ndjerë ishte një nga personalitetet e rëndësishme të gazetarisë dhe televizionit në atë kohë. Si ka qenë për të fakti se babai i saj ishte një figurë e njohur? Si ka ndikuar prezenca e tij në fillimet e saj?

Të shtëpisë sime kanë qenë pak skeptikë për këngën si profesion. Mundësisht ku të më hiqnin. E kanë bërë telefonatën që të më hiqnin. Donin juriste patjetër. E mora unë diplomën. Ka zënë pluhur në shtëpi.

Si ka ardhur muzika që ajo krijon për dashamirësit e saj? Ka ndjekur gjithmonë trendet apo ecën gjithmonë me krijmtarinë e saj?

Me të thënë të drejtën nuk kam bërë kurrë gjëra që nuk i kam pasur qejf. Ka qenë e vetmja gjë që nuk kam bërë asnjëherë kompromis në muzikë. Çdo këngë, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë hit, e kam nxjerrë për faktin se për x këngë i kam nxjerrë një videoklip shumë të bukur dhe vetëm asaj kënge mund t’i ketë shkuar ai klip. Nuk besoj se kam këngë që më kanë dalë jashtë pritshmërive.