E ftuar në emisioni “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin në studio ka qenë Arsi Bako. Artistja mjaft e talentuar në shumë dimensione, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore, angazhimet si dhe synimet e saj sa i përket jo vetëm në fushën e artit por edhe më tej.
Gjatë diskutimit artistja u shpreh se i pëlqejnë këngët e trishtuara dhe në lidhje me këtë Kozeta e pyeti se pse ndodh kjo sipas saj? Çfarë kanë këngët e trishtuara që prekin më shumë, janë më emocionalisht të ngarkuara?
Unë personalisht mendoj që nuk është një gjë shumë e mirë, por kam përshtypjen që emocioni që ndjen më fort është trishtimi. Po më shijon si emocion edhe i ndjellë nga diçka tjetër siç është muzika, është diçka e bukur.
A bën kompromise Arsi me zhanrin e muzikës? Ku mendon ajo se rri më mirë si artiste?
Faktikisht nuk e di, ndoshta e kam miksuar pak më shumë seç duhet. Kam bërë rock, pop, kam dëshirë të bëj diçka të ngjashme me jazz, kam qejf soul dhe R&B. Unë ende nuk jam e vendosur. Kam qejf që t’i provoj të gjitha dhe të shikoj ku rri më mirë.