Showbiz

Ryan Reynolds dhe Blake Lively bëhen prindër për herë të tretë dhe ne po e mësojmë pas kaq shumë kohësh

Çifti i aktorëve Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë dhe këtë gjë nuk e ka marrë vesh askush dërimë tani.

Mendohet se aktorja e filmit “A Simple Favor” ka sjellë në jetë fëmijën e tyre rreth 2 muaj më parë por kanë vendosur që këtë lajm ta mbajnë sekret dhe ta ruajnë me fanatizëm nga sytë e publikut.

Për herë të parë pas kaq shumë kohësh 42-vjeçari ka postuar një selfie me bashkëshorten e tij në Insta Story teksa po shijonin një darkë romtantike së bashku.

Sa i përket gjinisë dhe emrit të bebit, ende nuk është zbuluar gjë akoma. Dyshja janë gjithashtu prindër të dy vajzave, James 4-vjeçe dhe Inez 2-vjeçe.