Celebrities Showbiz

Sa po ndikon Kanye West në hapat e karrierës së Kim Kardashian?!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, po përgatitet që të drejtojë një episod të emisionit “Saturday Night Live”, ditën e sotme. “Saturday Night Live” shpreson se Kim Kardashian do të jetë një tërheqje e madhe për shikueshmërinë televizive, e cila ra në pikën e saj më të ulët të një dekadë marsin e kaluar.

Kim Kardashian vendosi të përdor mbiemrin e saj martesor në promon e parë për episodin e saj të shfaqjes televizive. Ajo u prezantua duke e thënë mbiemrin e ish-partnerit të saj, reperit Kanye West. Kim dëgjohet teksa thotë:

Përshëndetje, unë jam Kim Kardashian West dhe jam duke prezantuar SNL këtë javë me Halsey.

Kjo vjen pas fjalëve se ish-bashkëshorti i saj Kanye po këshillonte Kim përpara paraqitjes në SNL këtë fundjavë, duke i dhënë sugjerime për performancën e saj, monologun e saj të hapjes, madje edhe kostumet e saj për shfaqjen. Burimet e afërta me Kim më herët thanë për “TMZ” se ylli synon të vazhdojë të përdorë mbiemrin West sepse mendon se është e rëndësishme për të që të mbajë të njëjtin mbiemër si katër fëmijët e saj.

Kanye ka qenë pjesë kryesore e stileve të veshjes ndër vite dhe më parë u raportua se dyshja do të vazhdonin të punonin së bashku në projekte krijuese pavarësisht përfundimit të martesës së tyre. Kim dhe reperi thuhet se kanë një “marrëdhënie pune”, por po tregojnë pak shenja se do të rikthehen së bashku.

Artisti thuhet se është ende duke u kujdesur për stilin e ish-gruas dhe çifti po kujdesen bashkë për katër fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ndërkohë, Kim thuhet se është nervoze, por e emocionuar për të provuar veten në skenë. Një burim i brendhëm është shprehur se:

Është një sfidë e madhe, por ajo është e vendosur të ketë sukses.