Celebrities Showbiz

Si po e pret Kim Kardashian faktin që do të prezantojë “Saturday Night Live”?!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, po përgatitet që të drejtojë një episod të emisionit “Saturday Night Live”, më datë 9 Tetor. Por si po e pret ajo këtë gjë? Kim së fundmi ka thënë se po e ndjen shumë presionin e prezantimit të saj të parë.

Ndërsa tregoi në një nga postimet e saj një buqetë me lule që shkruante “SNL” që ia dërgoi shoku i saj dhe stilisti Jeff Leatham, ylli i “Keeping Up With The Kardashian” pranoi se kishte pritshmëri të mëdha. Ajo shkroi:

Faleminderit shumë që më dërgove këto lule. Kjo është kaq e mahnitshme dhe absolutisht unë i adhuroj.

Shfaqja e re, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Peacock për herë të parë, do të përfshijë gjithashtu aktorin Owen Wilson, Jason Sudeikis dhe Rami Malek në transmetimin në NBC. “Saturday Night Live” shpreson se Kim Kardashian do të jetë një tërheqje e madhe për shikueshmërinë televizive, e cila ra në pikën e saj më të ulët të një dekadë marsin e kaluar.

Muajin e kaluar u raportua se Kim dhe mamaja Kris Jenner u takuan me kreun e “Saturday Night Live”, Lorne Michaels në Polo Lounge të Beverly Hills. Megjithëse takimi ndezi thashethemet pothuajse menjëherë, në atë kohë një burim tha për The Hollywood Reporter se takimi mes 65-vjeçarit dhe themelueses së “KKW Beauty” nuk kishte të bënte me ndonjë projekt specifik, por më shumë një takim i zakonshëm.

Rikujtojmë se, Kim Kardashian dhe Kanye West dëshmuan se mund të mbeten miq ndërsa u ribashkuan për darkë në Nobu në Malibu të enjten. Ylli i “KUWTK”, ishte e veshur me një kostum ngjyrë vjollce të purpurt dhe një pallto ngjyrë kafe prej lëkure, ndërsa po shkonte në restorant me reperin 44-vjeçar.