Celebrities Gossip Showbiz

Sa romantik…/Partneri i Eleni Foureira shprehet me fjalët më të ëmbla për këngëtaren!

Së fundmi partneri i këngëtares Eleni Foureira Alberto Botía ka folur në një emision televiziv dhe ka bërë një deklaratë të ëmbël për partneren dhe nënën e fëmijës së tij. Futbollisti e konsideroi këngëtaren një nënë të mrekullueshme. Më tej Alberto u shpreh se ata janë shumë të lumtur me djalin e tyre dhe ndihen shumë mirë si prindër.

Ajo është një nënë e mrekullueshme. Ne jemi shumë të lumtur me djalin tonë. Ndihem shumë mirë, shumë mirë.

Rikujtojmë, se Eleni solli në jetë fëmijën e saj të parë në muajin shkurt. Pak para se të lindte, Eleni ka folur për revistën “Vogue Greece” për përpjekjet që ka bërë deri sa mbeti shtatzënë dhe IVF-në e dështuar që kishte. Artistja foli edhe për jetën e saj personale, nga fëmijëria e vështirë në Shqipëri deri tek emigrimi në Greqi.