Celebrities Gossip Showbiz

Sakrificat e yllit kolumbian Maluma për të mbajtur trupin në formë!

Këngëtari i njohur Maluma ka folur së fundmi rreth rutinës së tij për të mbajtur trupin në formë. Ylli kolumbian ka treguar se ka hequr dorë nga sheqeri dhe karbohidratet dhe shtoi se bën palestër përditë.

Të jesh në formë është të gjesh ekuilibrin në fund të ditës. Unë ha gjithçka që më pëlqen, por i llogaris mirë porcionet e mia. Unë nuk ha sheqer, e kam hequr atë nga jeta ime. Karbohidratet pothuajse fare, ha shumë proteina dhe shkoj në palestër çdo ditë, por më shumë për mendjen sesa për trupin tim. Ti punon me një ritëm të ndryshëm kur i përkushtohesh qenies dhe shpirtit tënd.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Maluma ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. Vetë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë.