Prej disa ditësh tanimë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndodhet më pushime në Shqipëri teksa po shijon bregdetin tonë së bashku me të dashurin dhe familjen e saj. Artistja e njohur ka publikuar shumë foto në rrjetin e saj social. Instagram nga këto pushime duke vizituar vende turistike të Shqipërisë dhe duke u krenuar e duke i treguar të gjithë botës bukuritë e rivierës shqiptare.
Së fundmi, 25-vjeçarja ka bërë një sërë postimesh në Instagram, ku ndër të tjera ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare. Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë. Në diçiturën e videos, Dua shkroi:
Më trego se je shqiptar, pa më treguar se je shqiptar.
https://www.instagram.com/p/CSJWvNMsaIl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ddeec322-9c9c-4681-aae2-889b908d594e