Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha rikujton ditën e saj të parë në ‘Big Brother Vip’ me fjalët më të bukura!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave.

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur Sarah nisi rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip” e përveç shpirtit të saj të bukur që ka treguar në lojë, gjithashtu ka nisur edhe historinë e saj të dashurisë me Dj Pm, i cili gjithashtu ka qenë banor i shtëpisë së ‘BBV’. E në kujtim të kësaj dite të veçantë për të, Sarah ka dashur të shprehet me disa fjalë me anë të një postimi në Intastory.

Një vit më parë

Sa shpejt ka kaluar ky vit, më duket si një ëndërr. Një eksperiencë kaq e bukur dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Faleminderit për të gjithë atë dashuri, mbështetje dhe orë të tëra pa gjumë që më keni dedikuar. Ju dua shumë.

Të ftuarit e parë në këtë episod të “Më lër të flas” ishin një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it që u lidhën së bashku gjatë eksperiencës së tyre në ‘Big Brother VIP’.