Health & Beauty Lifestyle

Sasia e nevojshme e kremit kundër diellit që duhet të aplikoni në fytyrë çdo ditë!

Sekreti për të arritur mbrojtjen e kërkuar nga dielli dhe për të shmangur efektet anësore të pakëndshme në lëkurën tuaj dhe në rastin më të keq, kanceri i lëkurës, nuk është gjë tjetër veçse të merrni parasysh sasinë e kremit kundër diellit që aplikoni në baza ditore dhe sa shpesh e rifreskoni.

Përdorimi i kremit kundër diellit është po aq i rëndësishëm në dimër sa edhe në verë dhe rezultatet e aplikimit korrekt dhe të rregullt të tij shihen në afat të gjatë kohor. Edhe pse rëndësia e përdorimit të tij në ditët e sotme dihet, shumë pak e dinë se sa është sasia e rekomanduar e aplikimit të tij, në mënyrë që mbrojtja e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB të diellit të jetë e mjaftueshme.

Sasia ideale është rreth gjysmë luge çaji krem kundër diellit për fytyrën dhe qafën dhe një lugë çaji të plotë për çdo krah dhe këmbë para dhe mbrapa. Nuk ka rëndësi se ku jeni, stina dhe SPF, sasia e duhur e kremit kundër diellit duhet të aplikohet në çdo situatë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe ndikojnë në procesin e plakjes. I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën.

Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët. Për fat të keq, festat dhe pushimet e fundvitit rrisin nivelet e stresit.

Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe. Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes. Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit. Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor.