Celebrities Film & Tv

“Saturday Night Live” arrin qëllimin e tij/ Kim Kardashian thyen rekordet e shikueshmërisë!

Duket se ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ishte zgjedhja e zgjuar e emisionit “Saturday Night Live” lidhur me shikueshmërinë. Pas hapjes së sezonit me vlerësimin më të keq në historinë e shfaqjes javën e kaluar, ylli televiziv tërhoqi shikueshmëri të mjaftueshme për të rritur paksa numrin e tyre dhe madje bëri shaka për uljen e shikueshmërisë në vitet e fundit si pjesë e monologut të saj të hapjes.

Jam mësuar të kem 360 milionë ndjekës që shikojnë çdo lëvizje timen dhe sa njerëz shikojnë “SNL”? Si 10 milionë? Sonte është vetëm një natë e ftohtë për mua.

Duke përdorur javën e kaluar si bazë shikueshmërie, paraqitja e Kim rriti numrat e përgjithshëm me 8.5% dhe numrat demografikë me 23%. Lajmi për prezantimin e shfaqjes nga Kim ishte ndoshta njoftimi më i bujshëm që nga ai i Elon Musk në Sezonin 46, duke tërhequr reagime të përziera nga fansat.

Monologu i hapjes së Kim përshiu disa deklarata të bujshme, pasi ajo bëri shaka për kasetën e saj seksuale, tha se ajo u divorcua nga Kanye West për shkak të personalitetit të tij, preku familjen e saj dhe operacionet plastike. Ndërkohë, edhe nëna e saj Kris Jenner dhe motra e saj, Khloe Kardashian patën në një paraqitje të shkurtër në shfaqjen e famshme të “SNL”.

Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni dhe talent që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kur divorcohem prej tij duhet të dini se erdhi për një gjë…personalitetin e tij.

Kardashian gjithashtu ka përmendur arsyen e famës së saj, burimin fillestar të të gjithë karrierës, e cila ishte një kasetë seksi. Ylli televiziv foli dhe për nënën e saj, Kris Jenner e cila njihet si një ndër menaxheret më të pamëshirshme dhe që e përfaqëson e promovon denjësisht familjen e saj. Nëna e katër fëmijëve tregoi se arsyeja se pse ndodhej aty, po drejtonte një shfaqje humori, ishte sepse dëshironte t’i tregonte të gjithëve se ajo vlen dhe është më shumë se sa thjesht një vajzë e bukur me trup shumë të mirë.