Celebrities Gossip Showbiz

Së bashku në Paris, çfarë po ndodh mes Butrint Imerit dhe Era Istrefit?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ka kaluar pak kohë nga projekti i fundit i publikuar nga Butrint Imeri, i cili titullohet “Moj Dashni” e duket se këngëtari ka përgatitur një surprizë. Së fudnmi ka treguar se jo vetëm që do të vijë me një këngë të re, por edhe me një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Era Istrefi. Kjo është hera e parë që dy artistët sjellin një bashkëpunim dhe kanë postuar një foto nga klipi i këngës, ku kanë treguar se është xhirruar në Paris. Kënga titullohet “Lonely” dhe do të publikohet të enjten në 23:59.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrintimeri)

Së fundmi Butrinti ka qenë në shoqërinë e një vajze në një ambjent jashtë, ku duket se kanë kaluar disa çaste romantike pranë zjarrit. Ama ndryshe këtë herë këngëtari ka dashur ta publikojë këtë moment dhe ka postuar një foto, ku duket dora e tij dhe dora e një vajze të bashkuara duke krijuar shqiponjën dhe kuptohet se vajza mund të jetë e dashura e tij dhe Butrinti ka dashur të tregojë se është në një lidhje.