Aktualitet

Rama në Paris, në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën!

Kryeministri Edi Rama sot udhëton drejt kryeqytetit francez Paris, ku merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Takimi mbledh kryetarë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Po me ftesë të shefit të Elizesë, Macron, nesër kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.