Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta më në fund Butrin Imeri sapo na zbuloi të dashurën e tij?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Mbrëmjen e kaluar Butrinti ka qenë në shoqërinë e një vajze në një ambjentë jashtë, ku duket se kanë kaluar disa çaste romantike pranë zjarrit. Ama ndryshe këtë herë këngëtari ka dashur ta publikojë këtë moment dhe ka postuar një foto, ku duket dora e tij dhe dora e një vajze të bashkuara duke krijuar shqiponjën dhe kuptohet se vajza mund të jetë e dashura e tij dhe Butrinti ka dashur të tregojë se është në një lidhje.

Butrinti duket se ka mbaruar tashmë pushimet dhe ka nisur punën për sezonin e ri duke punuar për projektet e reja muzikore. E duket se nuk do të presim shumë nga publikimi i këngës së tij të re, pasi së fundmi ka postuar një foto nga studioja muzikore, ku ka treguar se po punon dhe për projektet e tij të reja.