Celebrities Showbiz

Selena Gomez rrëfen se si ndikoi fama tek shëndeti i saj mendor!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez, ka qenë gjithnjë e hapur me ndjekësit e saj lidhur me problemet e saj personale. Së fundmi ajo ka treguar dhe se si duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, ka ndikuar në shëndetin e saj mendor. Në një intervistë të fundit, këngëtarja diskutoi mbi bukurinë dhe shëndetin mendor si dhe zbuloi se ndjeu një presion të jashtëzakonshëm për të qenë një shembull i mirë.

Kishte një presion të madh që po më ushtrohej duke u rritur dhe ndjeva se duhej të isha një model i mirë për të tjerët. Dhe më pas u ndjeva se ndoshta ishte thjesht joreale dhe jeta ime u bë shumë publike shumë shpejt. Nuk e dija që po kaloja rrugëtimin tim me shëndetin mendor në atë kohë. Ishte vërtet konfuze të rritesh dhe sapo njerëzit krijuan këtë tregim të jetës sime, kuptova se nuk mund të hesht më. Duhet të adresoj vetëm atë që duhet adresuar dhe kjo jam unë duke treguar historinë time, që patjetër që po kaloja një kohë të vështirë.

Gomez shpjegoi se ajo e kuptoi se mund të lidhej me të tjerët përmes përvojave të saj dhe luftimeve të saj me shëndetin mendor.

Që kur kam qenë e hapur për problemin tim, shumë njerëz po vijnë tek unë gjatë gjithë kohës dhe më tregojnë për atë që ata kanë kaluar. Më pëlqen të lidhem me njerëzit. 

Selena Gomez ka miliona ndjekës në kanalet e saj në mediat sociale. Por, ajo, në të vërtetë nuk po ndjek askënd aq nga afër. Ajo shpjegon arsyen në një intervistë të re. Selena Gomez ka 268 milionë ndjekës në Instagram, 65.2 milionë ndjekës në Twitter, 36.3 milionë ndjekës në TikTok dhe 29.9 milionë abonentë në YouTube. Ajo që ajo nuk ka, megjithatë, është ndonjë nga këto aplikacione në telefonin e saj.