Celebrities Showbiz

Serbët revoltohen kundër Dua Lipa-s! “Ajo përhap gënjeshtra për historinë tonë…”

Dua Lipa di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, qoftë me një këngë ritmike apo baladat e saj shumë të dëgjuara. Por ajo ka pushtuar gjithashtu dhe botën e modës, pasi është kthyer në imazhin e kompanisë më të madhe të modës, “Versace”.
Jo më larg se disa ditë më parë ajo ka ndarë foto me ndjekësit e saj ku shfaqet e veshur me koleksionin e ri të markës më të njohur duke i falenderuar për besimin e treguar.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se Dua është një ndër emrat më të lakuar nëpër media për arritjet e saj të njëpasnjëshme, duke nisur nga muzika e deri tek modelingu, por mesa duket në këtë të fundit ka hasur një problem.
Një ndodhi e pakëndshme ka ndodhur në Serbi me kopmaninë “Puma”, ku Dua shfaqet në një nga posterat me produktet e tyre. Një gazetë serbe, “Novosti” ka ngritur pikëpyetje rreth famës botërore që Dua zotëron dhe pse ajo ndodhet në një poster në Serbi, kur sipas tyre ajo ka ide nacionaliste.

si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive.

Një ndodhi e tillë mendohet se ka nisur prej një letre të dërguar në këtë gazetë nga një qytetar serb ku në të cilën shkruhej se ajo përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë e serbëve dhe shqiptarëve, por ndërkohë ajo përfaqëson një markë me veshje sportive në vendin e tyre.
Diçka të tillë ata e cilësojnë si tallje dhe nënçmim për popullin serb.

Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet.

Shumë shpejt pas publikimit të kësaj ngjarje, “Puma” ka marrë një vendim që i shokoi të gjithë. Ata kanë hequr imazhin e artistes shqiptare nga dyqanet e tyre.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që serbët bëjnë diçka të tillë, pasi dy vite më parë ata kërkuan që të hiqeshin reklamat e këngëtares shqiptare, Rita Ora, nga qendra e Beogradit.