Celebrities Gossip Showbiz

Wow! Dua Lipa shfaqet si imazh i Versace dhe na la me gojë hapur

Qoftë një këngë ritmike apo një baladë e ndjerë, Dua Lipa di që gjithmonë të krijojë hite. Por, mesa duket Dua nuk di të shkëlqejë vetëm në muzikë, por kudo. Së fundmi, pasi gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, vetë këngëtarja na ka servirur disa foto ‘magjike’.

Me anë të një postimi në Instagram Dua ka treguar koleksionin më të ri të Versace, duke e falenderuar për besimin që tregoi tek ajo.

Faleminderit që besove tek unë

Rikujtojmë se, artistja e famshme nuk do të jetë e pranishme në mbrëmjen gala për shkak të angazhimeve në një profesion të ri, aktrimin.

Mungesa e Dua Lipa-s do të jetë për arsye se artistja ka nisur xhirimet e filmit të saj të parë të titulluar “Argyle”. Ylli i hitit “Levitating” do të luajë përkrah emrave më të mëdhenj të Hollywood-it si Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara. Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga Ellie Conway, ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary.