Celebrities Film & Tv Showbiz

Sezoni i katërt i ‘Selling Sunset’ më në fund ka një datë të re publikimi!

Bëhuni gati për sezonin e ri të ‘Selling Sunset’! Aktorët tuaj të preferuar të Hollywood-it  së bashku me drama e tyre, po rikthehen për sezonin e katërt këtë nëntor. ‘Netflix’ ka bërë me dije se seriali i suksesshëm do të publikojë episodet e tij më të reja me datë 24 nëntor. Fansat me siguri do të presin për të parë se si do të zhvillohet marrëdhënia e Chrishell Stause dhe Jason Oppenheim në shfaqje, si dhe martesa e Heather Rae Young me Tarek El Moussa.

Christine Quinn më parë ka bërë dhe një deklaratë ku me shaka është shprehur se si romanca e Chrishell dhe Jason mund të ndikojë në shfaqje. Një përfaqësues i Jason konfirmoi për ‘ET’ në muajin korrik se ai dhe Chrishell ishin në lidhje. Christine tha se:

Jo, thjesht po bëj shaka! Nuk e di vërtet. Unë mendoj se Mary dhe Chrishell kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe Mary është e lumtur për të. Të gjithë janë vërtet miq të mirë, më besoni apo jo?

Dy anëtarët e rinj të kastit, Vanessa Villela dhe Emma Hernan, u njoftuan se do të behëshin pjesë e kastit në muajin maj. Kur u pyet se çfarë mund të presin fansat nga episodet e reja, Christine u shpreh se do të jetë një kohë e mirë.

Shpresoj se deri në fund të vitit sezoni i ri do të dalë. Do të jetë një kohë e mirë. Shpresojmë që shfaqja të dalë deri atëherë dhe unë mendoj se ne kemi shumë anëtarë të rinj të kastit, kështu që ne po marrim shumë njerëz të rinj.

Gjithashtu të planifikuar për t’u kthyer për sezonin e katërt dhe sezonin e pestë të konfirmuar janë Brett Oppenheim, Romain Bonnet, Amanza Smith, Maya Vander dhe Davina Potratz. Sezoni i katërt i ‘Selling Sunset’ del me datë 24 nëntor në ‘Netflix’.