Celebrities Gossip Showbiz

Sharon Stone rrëfen ‘sekrete’ nga skena e saj e famshme në “Basic Instinct”!

Sharon Stone është kthyer në kohën e saj në filmin e vitit 1992, “Basic Instinct”. Ylli komentoi në numrin e marsit të InStyle se si i mbajti të gjitha rrobat nga filmi, sepse nuk u pagua shumë, 500 mijë dollarë nuk duken si një shumë e vogël, por ishte kur krahasohej me 14 milionë dollarët e aktorit Michael Douglas. Bomba bionde tha gjithashtu se ajo kishte një dorë në përzgjedhjen e fustanit të bardhë me pallto të ngjashme gjatë skenës virale së marrjes në pyetje ku ajo hapi këmbët e saj.

Të gjitha kostumet në film patën atë efekt. Sigurisht, më i paharrueshëm është fustani dhe palltoja e bardhë që kam veshur në skenën e dhomës së marrjes në pyetje. Më kujtohet se pyeta Paul Verhoeven, se çfarë donte të vishja për të. Ai me shaka tha: “Nuk më intereson nëse vesh një golf dhe flokët në topuz”. Kështu që unë thashë: “Mirë, sepse kjo ishte ajo që po mendoja.

Veshjen e ka dizajnuar kostumografja Ellen Mirojnick. Skena ishte krijuar për të qenë e mërzitshme me Stone të ulur në një karrige në pjesën më të madhe të saj, por regjisori gjeti një mënyrë për ta bërë atë interesante.

Filmi ishte një thriller dhe ne po ndalonim aksionin për të më parë të ulur në një karrige, kështu që mendova se mundësia që dikush të interesohej për të ishte zero.

Por ishte një spektakël.

Doli të ishte një punë mjaft e madhe. Kur po filmonim pjesën [ku Catherine hap këmbët e saj], regjisori më kërkoi të hiqja të brendshmet sepse tha se e bardha po reflektonte dritën. Kështu bëra. Në ato ditë, monitorët ishin shumë më pak të sofistikuar se sa janë tani, kështu që edhe kur ma riprodhuan, nuk pashë asnjë problem.

Por kur e pa filmin para publikimit, ajo mund të shihte shumë më tepër.

Do të kishte qenë një gjë shumë më e drejtë dhe më e arsyeshme që ata të ma kishin treguar vetëm mua fillimisht, por ishte pjesë e filmit dhe jam e sigurt se ata nuk donin që një aktore e re të reagonte dhe t’u thoshte atyre çfarë të bënin. Kështu që fola me avokatin tim, peshova opsionet e mia dhe më pas mora vendimin për të lejuar që skena të qëndronte. Unë ende mendoj se ishte zgjedhja e duhur për filmin, edhe nëse m’u desh një kohë për të arritur në atë përfundim.