Celebrities Gossip Showbiz

Shëndeti mendor mbi të gjitha, fëmijët e Penelope Cruz e kanë të ndaluar këtë gjë!

Aktorja e njohur, Penelope Cruz, nuk i lejon fëmijët e saj të kenë rrjete sociale deri në moshën 16-vjeçare. 47-vjeçarja ka 2 fëmijë, Leo dhe Luna, me bashkëshortin Javier Bardem. Ajo mendon se mbajtja e tyre larg rrjeteve sociale si “Instagram” apo “Twitter”, për sa më shumë kohë që është e mundur, ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të tyre mendor.

Po ashtu ajo tregoi se fëmijëve të saj nuk u lejohet të kenë telefona personal deri sa të rriten. Aktorja tha në intervistën e saj të fundit për emisionin e kanalit ‘CBS’, “Sunday Morning” këto fjalë:

Unë tregohem shumë e rreptë me fëmijët e mi kur bëhet fjalë për teknologjinë. Natyrisht, nganjëherë ua lejojë ta shikojnë ndonjë film apo film të animuar. Si mund t’ua ndalosh këtë? Sepse mbaj mend që si vajzë e vogël, disa prej momenteve më të lumtura kanë qenë kur kam parë filma. Por, nuk i lejoj të posedojnë telefona apo rrjete sociale deri sa të mbushin të paktën 16-vjeç. Unë me të vërtetë e shoh këtë si veprim që i mbron shëndetin mendor, por duket se jam pjesë e një pakice që e ndanë të njëjtin mendim. Nuk e di.

Ndërkaq, së fundmi Penelope ka treguar mbi filmin e saj më të ri të titulluar “Parallel Mothers”. Cruz tregoi se si gjatë periudhës së karantinës, ajo mori një telefonatë nga Pedro Almodovar. Ky film i ri flet mbi dy nëna të cilave u shkëmbehen fëmijët që në lindje. Megjithatë, xhirimet e tij, aktorja nuk i kishte aq të vështira edhe pse filmi është i ndjeshëm dhe kishte përmbajtje erotike. Penelope tregoi se sa mirë kuptohej me regjisorin Pedro, edhe pa folur fare.

Ai nuk është kurrë i egër, por nëse bëj diçka që nuk i pëlqen ose nëse ndjen se nuk po jap 100%, ma thotë hapur. Ose ma thotë edhe pa folur fare. Unë e dalloj kur është në humor të mirë ose kur është i shqetësuar. Ai nuk mund të më gënjejë. Jam në një linjë me të dhe as nuk sforcohem për këtë.