Showbiz

Shitet në ankand koleksioni i makinave të Paul Walker

Aktori i ndjerë Paul Walker i cili ndërroi tragjikisht jetë në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti, ishte i fiksuar pas makinave të shpejta edhe në jetën reale.

Koleksioni i makinave dhe motoçikletave të yllit “Fast & Furious” është shitur në ankand përgjatë javës së kaluar për një shumë marramendëse prej 2.3 milionë dollarësh.

Vajza e tij Meadow Rain Walker ka mbajtur disa nga automjetet megjithatë pjesa tjetër e koleksionit është shitur.

Pas vdekjes së aktorit, për automjetet e tij është kujdesur një ndër miqtë e tij. “Ai ka frymëzuar breza të tërë të apasionuarish pas makinave” -tha drejtori i kompanisë që zhvilloi ankandin.