Celebrities Gossip Showbiz

Shkon shpesh në spitalin e Barcelonës, Shakira me probleme serioze shëndetësore?!

Shakira ka shkaktuar shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore, për faktin se javët e fundit ka vizituar shpesh një spital në Barcelonë, sipas podcast-it Mamarazzis, ku gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez shprehën shqetësimin e tyre për këngëtaren kolumbiane.

Ne kemi marrë fotografi, informacione, se çdo javë ajo viziton klinikën Teknon në Barcelonë.

Ndonëse fillimisht mendohej se arsyeja ishte vizita e babait të saj William Mebarak, i cili së fundmi pësoi një rënie të rëndë dhe aktualisht është duke u shëruar. Shakira nuk po shkon në spital për të atin. Fa dhe Vazquez ishin të bindur se:

Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk ka shkuar të takojë asnjë pjesëtar të familjes dhe është e vërtetë që ka shkuar edhe vetëm. Nuk e dimë se çfarë nuk shkon me të. Ndoshta është thjesht një çështje estetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e ri, ose ndoshta është një problem shëndetësor. Nuk e dimë.

Nga ana e saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje, ndërsa ka promovuar këngën e saj të re: “Monotonía”, një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj me Gerard Pique dhe u publikua më datë 19 Tetor. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja jeton momente të ndërlikuara në jetën e saj personale.

Në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, Milanin, çifti i atëhershëm i lumtur konfirmoi se këngëtarja vuante nga toksoplazmoza, një sëmundje që mund të shkaktojë infeksione të lehta deri në rrezik për jetën, kështu që kolumbianes iu desh t’i nënshtrohej një kujdesi të veçantë gjatë dy shtatzënive të saj.  Simptomat e zakonshme të kësaj gjendje përfshijnë: hemiplegji, çrregullime të ecjes dhe ekuilibrit, shikim të paqartë ose dhimbje sysh.

Kjo sëmundje transmetohet nga kontakti me jashtëqitjet e maceve të infektuara, ngrënia e mishit të kontaminuar të papërpunuar ose të papjekur, përdorimi i enëve ose dërrasave që kanë qenë në kontakt me mish të pagatuar, ose duke marrë një transfuzion gjaku të infektuar ose transplantim.