Design Film & Tv

Shtëpia famëkeqe në filmin “A Nightmare on Elm Street” është tani në shitje!

Shtëpia ku vrasësi Buffalo Bill torturonte viktimat e tij në filmin “The Silence of the Lambs” u hap për publikun në muajin shtator, për të gjithë ata që dëshironin disa ‘pushime’ unike. Një ide e mirë kjo kur dëshiron që të kalosh ca kohë me familjen, por po sikur të duash të jetosh përgjithmonë në një shtëpi të tillë?

Për fat të mirë, shtëpia famëkeqe e Freddy Krueger në filmin klasik horror të vitit 1984 “A Nightmare On Elm Street” sapo doli në shitje. E njohur në filmin e Wes Craven si 1428 Elm St., një shtëpi familjare në Ohio, ndodhet në Sheshin Spalding të Los Anxhelos-it. E ndërtuar në vitin 1919 në stilin kolonial holandez, prona me tre dhoma gjumi ka dalë në treg me 3.25 milionë dollarë, duke përfshirë një shtëpizë për mysafirët dhe një pishinë. Ofertat kanë një afat deri në mesnatën e Halloween. Një zëdhënës i kompanisë së pasurive të patundshme “Douglas Elliman” tha për “Los Angeles Times” se:

E gjithë lagjja gëzon mundësinë për një ekskursion me autobus turistik. Njerëzit gjithmonë ngacmohen kur e shohin atë. Fasada është ikonike. Lidhja me filmin ndalon sapo kaloni nga dera e përparme. Brenda, është një hapësirë e bukur e stilit tradicional me një ndërthurje moderne.

Sipas një listimi, prona u rikrijua nga një arkitekt anglez në mesin e viteve 2000. Përveç ngjashmërisë të një pjese të historisë së filmit horror, shtëpia “A Nightmare On Elm Street” i përkiste më parë Lorene Scafaria, regjisores së “Hustlers”, e cila e bleu atë në vitin 2013. Tashmë kjo pronë mund të bëhet e juaja për vetëm 3.25 milionë dollarë dhe mund të shkoni dhe t’i hidhni një sy pronës ikonike në Halloween.