Botë e Çuditshme Design

“Shtëpia UFO” e tëra prej çeliku shitet për këtë vlerë marramendëse…

Një “shtëpi UFO” e pabesueshme e bërë nga mbeturina çeliku, më në fund është nxjerrë në shitje me një çmim prej 1.75 milion dollarësh. Sipas mediave të huaja, prona e veçantë, e quajtur “Shtëpia prej çeliku”, është një nga shumë projektet e ëndrrave arkitekturore të papërfunduara në të gjithë botën.

Shtëpia, e cila qëndron e papërfunduar në Ransom Canyon në Teksas, ishte projekti i fundit i artistit dhe shpikësit Robert Bruno, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë nga kanceri para se të mund ta përfundonte atë. Bruno filloi ndërtimin e shtëpisë së tij prej çeliku në vitin 1973.

Ndërtesa me tre nivele është e ndërtuar nga çeliku i salduar me kujdes. Megjithatë, disa pjesë të ndërtesës mbeten të papërfunduara. Bruno planifikoi të instalonte një bibliotekë brenda njërës nga pjesët e saj dhe një akuarium në një tjetër.

Nuk është e qartë nëse ai synonte ndonjëherë të jetonte në të. Bruno kaloi mbi tre dekada të jetës së tij në projekt, duke improvizuar shumë nga detajet. Në atë kohë, ai u shpreh për krijimin e tij se:

Ajo që po shihni është 33 vite dizajn, jo tre muaj dizajn dhe 33 vite punë.

Bruno jetoi vetë në ndërtesën që krijoi për pak kohë, në muajt e tij të fundit, por ajo ka mbetur bosh dhe dalëngadalë po përkeqësohet që atëherë. Madje thuhet se Robert ka pasur frikë se dikush mund ta blejë atë vetëm për vlerën e çelikut të përdorur për shtëpinë.

Rikujtojmë se, në Huares të Meksikës mund të qëndroni në një kompleks shumë të veçantë, që ka formën e një gjarpri gjigant. Për 409 dollarë në natë, mund të rehatoheni në barkun e zvarranikut. Ata që kanë qëndruar aty, kanë mbetur të kënaqur. Përveç dhomave me hapësirë, rezidenca ofron edhe një shpellë për të eksploruar, disa kopshte shumëngjyrëshe dhe liqene përreth. Kompleksi përbëhet nga 10 apartamente, të vendosura në pjesën e pasme të gjarprit.