Botë e Çuditshme Design

Si është të jetosh brenda një gjarpri?! Zbulojeni…

Në Huares të Meksikës mund të qëndroni në një kompleks shumë të veçantë, që ka formën e një gjarpri gjigant. Për 409 dollarë në natë, mund të rehatoheni në barkun e zvarranikut. Ata që kanë qëndruar aty, kanë mbetur të kënaqur. Dikush kishte shprehur se:

Ia kalum shumë mirë. Ai vend është perlë. Arkitektura është fantastike.

Përveç dhomave me hapësirë, rezidenca ofron edhe një shpellë për të eksploruar, disa kopshte shumëngjyrëshe dhe liqene përreth. Kompleksi përbëhet nga 10 apartamente, të vendosura në pjesën e pasme të gjarprit. Për më shumë shikoni fotot:

Ndërkaq, ju rikujtojmë se shtëpia ku vrasësi Buffalo Bill torturonte viktimat e tij në filmin “The Silence of the Lambs” u hap për publikun në muajin shtator, për të gjithë ata që dëshironin disa ‘pushime’ unike. Një ide e mirë kjo kur dëshiron që të kalosh ca kohë me familjen, por po sikur të duash të jetosh përgjithmonë në një shtëpi të tillë?

Për fat të mirë, shtëpia famëkeqe e Freddy Krueger në filmin klasik horror të vitit 1984 “A Nightmare On Elm Street” ka dalë në shitje. E njohur në filmin e Wes Craven si 1428 Elm St.,një shtëpi familjare në Ohio, ndodhet në Sheshin Spalding të Los Anxhelos-it. 

Ju sjellim në vëmendje gjithashtu serialin e Koresë së Jugut, “Squid Game”. E kush nuk është fiksuar pas tij?! Megjithëse ka aq shumë gjëra për të dashur te ky serial, një gjë që bie në sy është dizajni mahnitës i setit. Ekipi që u mor me krijimin e serialit kishte një buxhet miliona dollarësh për të krijuar arenën ku konkurrentët do të luanin për të mbijetuar dhe për të fituar një çmim të majmë parash.