Sociale

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus, 791 raste aktive në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 595 testime nga të cilat 139 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 595 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki:

97 në Tiranë, 12 në Fier, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 4 në Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Himarë, Delvinë.

Janë 791 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 139

Të shëruar në 24 orë 26

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 595

Testime totale 1,838,305

Raste pozitive 277,409

Raste të shëruara 273,121

Raste Aktive 791

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 587

Fier 64

Vlorë 55

Lezhë 25

Durrës 21

Gjirokastër 10

Korçë 9

Berat 7

Shkodër 6

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 1