Tech

Shuma që do të investojë Microsoft në Australi për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike!

Microsoft thotë se do të investojë një shumë prej 5 miliardë dollarë në Australi gjatë dy viteve të ardhshme, ndërkohë që bashkëpunon me Drejtorinë Australiane të Sinjaleve (ASD) për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike.  Sipas mediave të huaja, Anthony Albanese konfirmoi investimin e ri në ditën e hapjes së vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara gjatë një aktiviteti në ambasadën australiane në Uashington, i shoqëruar nga nënkryetari dhe presidenti i Microsoft, Brad Smith dhe drejtori menaxhues i Microsoft për Australi dhe Zelandë të Re, Steven Worrall.

Njoftimi në Uashington vjen përpara se qeveria e Albanese të artikulojë një strategji të re australiane të sigurisë kibernetike që mbulon periudhën deri në vitin 2030. Publikimi i strategjisë së re australiane pritet brenda javësh. Microsoft thotë se bashkëpunimi me qeverinë australiane për të rritur sigurinë e brendshme kibernetike do të rrisë aftësinë e përbashkët për të identifikuar, parandaluar dhe përgjigjur kërcënimeve kibernetike, të cilat po rriten si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi.

Pasi zbuluam se kompania OpenAI, e cila krijoi ChatGPT, po përgatit procesorin për inteligjencën artificiale, tani kemi të njëjtin informacion për Microsoft. Më 15 ose 16 nëntor, Microsoft do të mbajë konferencë, gjatë së cilës do t’i kushtojë vëmendje të madhe inteligjencës artificiale dhe inovacioneve të AI. Duke qenë se Microsoft ka zgjeruar partneritetin me kompaninë e lartpërmendur OpenAI, ai vazhdon investimet në teknologjitë e AI dhe gjatë “Ignite 2023” mund të prezantojë një çip të fokusuar në inteligjencën artificiale.