Celebrities Fashion Film & Tv Gossip Showbiz S’e Kam me Ty

“Si çun lagje…”/Enxhi Valteri komenton stilin e veshjes së djemve në BBV3: “Romeo, skandaloz…”

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” sot ka qenë stilistja e njohur, Enxhi Valteri. Ajo ka bërë një analizë shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm…

Pas komentimit të veshjes së vajzave sigurisht që Enxhi u ndal edhe djemtë e këtij edicioni për të cilët u shpreh se e kanë zhgënjyer paksa.

Çunat kanë qenë pak zhgënjim këtë vit me thënë të drejtën.

Cili nga djemtë e ka zhgënjyer më shumë dhe pse?

Është pak ta them që është skandaloz me ato veshjet, si çun lagje. Pantallona që vijnë të ngushta poshtë, një bluzë T-shirt ose një këmishë shumë e ngushtë. Romeo në 2018 kanë ikur të ngushtat jemi tek të gjerat.

Po në krahasim me vëllain e tij binjak, Donaldin?

Ai vishet yll është nivel tjetër komplet. Donaldi kur vishte kostum e kombinonte me atlete, ishte një çun që pikasej edhe ti thoje sa bukur vishet. Sigurisht influencoi edhe çunat e tjerë që të ndryshonin pak edhe mentalitetin në stil. Ishte sportiv por kur vinte puna për në ‘Prime’ nuk vishej si çun lagje me xhinse dhe T-shirt. Jam e bindur që ka pasur impakt dhe ka influencuar në shoqëri. 

Nëse do të flasim për Romeon dhe Donaldin, për mua Donaldi është në nivele të tjera në çdo drejtim. Jo vetëm në stil, personalitet por edhe në mënyrën se si e ka luajtur lojën. Mbase kjo e ka penalizuar Romeon për faktin që ata ngjajnë. 

Duke u rikthyer sërisht tek djemtë Enxhi vazhdoi duke thënë se:

Meritoni është zhgënjim, nuk është se vishet keq por vishet shumë thjeshtë nuk më impresionon shumë normal. Shumë bazik. 

Për mua diferencën e ka bërë Graciano dhe Lidi. 

Në lidhje me stilin e Julit, stilistja u shpreh se:

Juli për personazhin, për moshën dhe për të gjithë personalitetin që përcjell vishet serioz dhe vishet bazik si një burrë shqiptar që vishet ose me xhinse dhe bluzë polo ose me këmishë.