Celebrities Gossip Showbiz

“Si dreqin do ia prezantoj burrit tim të ardhshëm këtë?”, çfarë po nënkupton Arbenita Ismajli?

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Pas pak ditësh Fero u lirua nga paraburgimi e këtë e bëri të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Pavarësisht dramava në të cilat gjendet së fundmi, Arbenita Ismajli vijon të jetë tepër aktive në rrjetet sociale, teksa shpesh herë ndan video me përmbajtje humori. Në një postim të bërë së fundmi, modelja bukuroshe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një situatë që për familjet shqiptare duhet thënë që është tepër e zakonshme. Në videon e publikuar, shihet një vajzë teksa mendohet e ulur në kolltuk se si do mund t’ia prezantojë bashkëshortit të saj të ardhshëm të gjithë zhurmat dhe ulërimat që krijohet në familje.

Unë e ulur në një mbledhje familjare duke pyetur veten se si dreqin do ja prezantojë bashkëshortit tim të ardhëm të gjithë këtë

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën sipas fansave, modelja shfaqet e përlotur. Në foton e publikuar në “Instastory”, Arbenita shihet me një fytyrë pa makijazh ndërkohë që pas publikimit të fotos, një pjesë e mirë e ndjekësve i kanë dërguar mesazhe Arbenitës duke e pyetur për arsyen se pse ishte duke qarë.