Celebrities Gossip Showbiz

Si e ka pritur nëna e Britney Spears faktin që vajza e saj nuk e ftoi në dasmë…

Së fundmi diva e muzikës pop, Britney Spears u martua me një dasmë përrallore por nënën e saj nuk e ftoi. Megjithatë nëna e këngëtares e ka uruar me një koment në fotot e dasmës duke i shkruar këto fjalë:

Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur! Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Ta bësh dasmën në shtëpinë tënde është kaq sentimentale dhe e veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!

Në listën e të ftuarve nuk ishte as motra e këngëtares, Jamie Lynn Spears, edhe pse vëllai i saj, Bryan Spears, thuhet se ka arritur të marrë një ftesë. Megjithatë, Bryan nuk u shfaq. Rikujtojmë, se një incident ndodhi gjatë dasmës së yllit të popit. “The guardian” bëri të ditur se ish-bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, ka tentuar që të prishë ceremoninë.

Ai u fut brenda shtëpisë së Britney-t, aty ku zhvillohej dasma, duke gënjyer rojet e sigurisë se e kishte ftuar vetë ish-bashkëshortja. Jason e ka transmetuar të gjithë ngjarjen në rrjete sociale pasi ka qenë “live”. Ai mësohet të ketë thënë se:

Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë dhe do ta shkatërroj dasmën.

Të pranishëm nuk ishin as djemtë e saj me babanë e tyre dhe ish-burrin e Spears, Kevin Federline, pavarësisht se e kishin ftesën. Megjithatë, avokati i Federline i tha ‘TMZ’ se Federline dhe djemtë janë të lumtur për Britney-n dhe i urojnë asaj dhe Sam-it çdo të mirë në të ardhmen.

Edhe pse ishte një festë intime, Spears dhe bashkëshorti i saj i ri Sam Asghari patën disa të famshëm të pranishëm, duke përfshirë Donatella Versace-n, e cila dizajnoi edhe fustanin e nusërisë për këngëtaren. Drew Barrymore, Madonna, Selena Gomez, Maria Menounos, Paris Hilton dhe mamaja e saj Kathy ishin në mesin e rreth 60 të ftuarve në total, sipas ‘People’.