Celebrities Gossip Showbiz

Kush shkoi dhe kush nuk shkoi në dasmën e Britney Spears, detaje të reja nga ceremonia!

Ylli i popit Britney Spears u martua ditën e djeshme me të fejuarin e saj, Sam Asghari, por një incident ka ndodhur gjatë dasmës. “The guardian” bën të ditur se ish-bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, ka tentuar që të prishë ceremoninë. Ai është futur brenda shtëpisë së Britney-t, aty ku zhvillohej dasma, duke gënjyer rojet e sigurisë se e kishte ftuar vetë ish-bashkëshortja.

TMZ raporton gjithashtu se Aleksander u arrestua për shkelje të ligjit, vandalizëm dhe dy akuza për dhunë fizike. Gazeta thotë se ai mbetet në paraburgim në këtë moment. Megjithatë dasma u mbajt dhe duket se çdo gjë shkoi mirë. Siç pritej, prindërit dhe motra e Spears, Jamie Lynn nuk ishin të ftuar në dasmë. Të pranishëm nuk ishin as djemtë e saj me babanë e tyre dhe ish-burrin e Spears, Kevin Federline, pavarësisht se e kishin ftesën.

Megjithatë, avokati i Federline i tha ‘TMZ’ se Federline dhe djemtë janë të lumtur për Britney-n dhe i urojnë asaj dhe Sam-it çdo të mirë në të ardhmen. Edhe pse ishte një festë intime, Spears dhe bashkëshorti i saj i ri Sam Asghari patën disa të famshëm të pranishëm, duke përfshirë Donatella Versace-n, e cila dizajnoi edhe fustanin e nuërisë për këngëtaren.

Drew Barrymore, Madonna, Selena Gomez, Maria Menounos, Paris Hilton dhe mamaja e saj Kathy ishin në mesin e rreth 60 të ftuarve në total, sipas ‘People’. Pas ceremonisë, menaxheri i Asghari, Brandon Cohen, tha për ‘People’ se:

Jam shumë i entuziazmuar që erdhi kjo ditë dhe ata janë martuar. E di që ai e donte këtë prej kaq shumë kohësh. Ai është kaq i kujdesshëm dhe mbështetës në çdo hap.

Nuk ka pasur ende asnjë pamje nga fustani i Spears, apo nga ajo dhe Asghari në ditën e tyre të veçantë. Të dy kanë qenë të heshtur në faqet e tyre zakonisht aktive në Instagram. Sipas ‘People’, Spears shkoi në altar me këngën “Can’t Help Falling in Love” të Elvis Presley-t.