Celebrities Gossip Showbiz

Si e shikon familja dhe miqtë e tij Armaldon brenda shtëpisë së BBV?!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve t’u bënin pyetje njëri-tjetrit duke ruajtur anonimitetin, një mënyrë kjo për të zbuluar shumë rreth vetes. Armaldo, i pyetur nëse mendon që sjellja e tij në shtëpi do e bëjë familjen dhe miqtë e tij ta gjykojnë dhe ta shohin me një tjetër sy, refuzoi diçka të tillë.

Jo, nuk mendoj që do më shikojnë me tjetër sy. Përsa i përket lojës, padyshim që mund të më shikojnë me tjetër sy, po përsa unë në lojë shfaqem i vërtetë, jo 100%, besoj se më shikojnë me të njejtin sy.