Celebrities Gossip Showbiz

Amos zhgënjen Armaldon, por pse?!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura. Ndërkohë, ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve t’u bënin pyetje njëri-tjetrit duke ruajtur anonimitetin, një mënyrë kjo për të zbuluar shumë rreth vetes. I pyetur se nga cili banor është zhgënjyer më shumë dhe pse, Armaldo e dha një emër.

Nga Amosi sepse mendoj që më ka nominuar.

Kujtojmë, se Armaldo është komentuar shumë për mënyrën si ka reaguar ndaj nominimeve gjatë këtyre javëve, dhe mesa duket kjo ishte një arsye e mjaftueshme që ai të zhgënjehej prej Amosit.