Celebrities Gossip Showbiz

Si është gjendja e Sophie Turner pas ndarjes nga Joe Jonas, aktorja shfaqet për herë të parë në publik…

Së fundmi Sophie Turner është parë për herë të parë që kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Joe Jonas, njoftuan se po divorcoheshin pas katër vitesh të martuar. Ylli i “Game of Thrones” u fotografua dhe ishte me grim të rëndë dhe një paruke të shkurtër bionde për xhirimet e serialit të ardhshëm ITVX “Joan”, i cili aktualisht po xhirohet në Spanjë.

Në fotot e marra nga Page Six, Turner u pa duke bërë një pushim të shpejtë në një vend shkëmbor në natyrë. Është hera e parë që aktorja e “ Dark Phoenix” është parë që kur ajo dhe këngëtari i Jonas Brothers njoftuan se po ndaheshin.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se detaje të reja kanë dalë në lidhje me jetën personale të Joe Jonas teksa ai po përballet me një divorc me Sophie Turner. Ish-aktorja e Nickelodeon, Alexa Nikolas, pohoi në X (ish-Twitter) se Jonas i kishte kërkuar asaj foto nudo kur të dy ishin adoleshentë, pavarësisht se mbante një ‘purity ring’ (unazat e pastërtisë, të njohura edhe si unaza premtimi) në atë kohë.

Joe mbante një unazë të tillë së bashku me vëllezërit e tij Nick dhe Kevin Jonas për vite me radhë përpara se ta hiqte atë publikisht në 2013 në moshën 24 vjeç. Një unazë e cila në kuptimin fetar me organizatat e krishtera, veçanërisht grupet e krishtera katolike dhe ungjillore, duke promovuar premtimet e virgjërisë para martesës. Gjatë një interviste të vitit 2013 me New York Magazine, Joe pranoi se ai humbi virgjërinë në moshën 20-vjeçare rreth katër vjet përpara se ai dhe vëllezërit e tij të vendosnin të mos mbanin unazat e tyre në publik.