Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mori së fundmi pjesë në rihapjen e Muzeut Young V&A. Gjatë paraqitjes së saj, Kate është pyetur për moshën dhe ajo është përgjigjur me ëmbëlsi duke thënë
Jam 41-vjeçe, mos i trego askujt.
Së fundmi Windsor Family Hub u vizitua nga Princesha Kate Middleton dhe u informua për punën e rëndësishme që organizata bën për fëmijët dhe nënat. Kate, e njohur për punën e saj bamirëse, ndër të tjera foli dhe për klasën e menaxhimit të stresit, ndërsa tha:
Do të vij këtu dhe do të marr disa këshilla.
Gjatë vizitës së saj, ajo foli me nënat për shqetësimet e tyre dhe gjithashtu mori pjesë në një seancë masazhi për foshnjat e krijuar për të ndihmuar prindërit ‘të lidhen me foshnjat e tyre’.