Lifestyle Love & Sex

Si ta kuptoni që po bëheni toksikë më shumë seç duhet në takimin tuaj të parë…

Me siguri pasi keni përfunduar një lidhje të gjatë kenë thënë apo menduar shpesh me veten tuaj se nuk do të përsërisni më të njëjtat sjellje toksike që keni pasur dhe që në njëfarë mënyre kanë ndikuar për keq në marrëdhënien tuaj. Duke filluar që nga takimi i parë që keni me dikë, nëse nuk doni të dukeni toksikë në sytë e tyre duhet të ndaloni së bëri disa sjellje të caktuara.

Shumëkujt i ndodh që t’i afrohen një njohjeje të re, duke pasur në mend të gjithë listën me gjërat e bukura që do të gjejnë te personi përballë. Por qëllon që edhe mund të zhgënjehemi. Kjo është një nga zakonet më toksike që dëmton marrëdhënien. E njëjta gjë ndodh edhe me kritikën.

Mos u bëni shumë serioz ose të paktën mos e teproni. Të flisni për një lidhje të kaluar, bashkëjetesë është një zakon toksik që duhet eliminuar. Takimi i parë nuk është vendi i përshtatshëm dhe as koha e duhur për t’i shprehur ato. Mos i injoroni ‘flamujt e kuq’. Ndër zakonet toksike më të përhapura dhe të dëmshme është ajo e injorimit të flamujve të kuq. Këto janë shenjat e mëdha apo të vogla që ju japin mundësinë të kuptoni menjëherë se personi me të cilin po dilni nuk është i duhuri.

Të kesh qëllime të ndryshme të jetës, për shembull, është një nga gjërat që duhet vlerësuar menjëherë. Nëse i kushtoni vëmendje, ato dalin në pah që në bisedat e para. Fokusohuni në të tashmen. Të ëndërrosh është mirë. Por nëse doni të parandaloni që kjo të kthehet në një zakon toksik, shmangni ta bëni atë gjatë një takimi. Sytë në zemër, fluturat në stomak kanë ndjesi të bukura, por nuk duhet t’ju çojnë në grackën e imagjinimit të skenarëve të mundshëm dhe një fundi të lumtur që nuk ka asgjë konkrete dhe të sigurt.